Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në zonën e liqenit të Gardës në Itali, pasi akuzohen si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës.

Aksioni u krye nga policia e Desenzanos, që arrestoi dy shqiptarët e përfshirë në trafikun e kokainës në zonë.

Të arrestuarit janë të dy 26-vjeçarë, ndërsa ishin monitoruar dhe ndjekur për njëfarë kohe.

Klientët e tyre të rregullt përfshinin pronarë biznesesh, artizanë dhe punonjës të pavarur.

Policia sekuestroi sasi të konsiderueshme parash dhe droge. Të dy shqiptarët u ndaluan dhe u paraburgosën për hetime të mëtejshme.