Tre shtetas shqiptarë dhe dy grekë kanë rënë në prangat e policisë në Korfuz, si pjesëtare të një organizate kriminale që trafikonte heroinë në ishull.

Mes të arrestuarve është edhe kreu i organizates, një shtetas shqiptar i moshës 28 vjeç. Policia greke ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 8 persona të tjerë, 5 shqiptarë dhe 3 grekë.

Gjatë arrestimit të 5 shtetasve u sekuestruan 800 gr heroinë, një automjet dhe një motoçikletë, 3520 euro dhe 6 celularë.