26shtator 2015 – Ky është Artur Petushi, i konsideruar si një nga furnizuesit kryesorë me drogë të veriut të italisë. 37-vjeçari u arrestua nga policia e Veronës me akuzën e trafikun ndërkombëtarë të lënndëve narkotike. 28 kilogramë kanabis sativa, 700 gramë kokainë, 25 mijë euro dhe 47 telefona celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Petushit iu vendosën prangat në zonën e Villafrancas aty ku jetonte dhe ishte rezident prej kohësh. Sipas Klan, ai u arrestua në një parkim dhe në makinën që drejtonte u gjet dhe sasia e drogës. Shqiptari sipas autoriteteve italiane ushtronte aktivitetin e tij prej disa vitesh në Itrali dhe ishte një ndër furnizuesit kryesore me drogë të veriut të Italisë. Hetimit për Petushin nisën një vit më parë dhe për policinë e Veronës ka qënë një nga aksionet më të vështira.
37-vjecari ishte i kujdesshëm për të mos lënë gjurmë në punën e tij dhe për këtë kishte ngritur infrastrukturën e nevojshme. Atij i janë sekuestruar 6 automjete të cilat ishin të përshtatura për të transportuar drogë. Artur Petushi për hetuesit italianë është një trafikant me shumë lidhje dhe falë dinakërisë së tij ai vazhdonte të ishte aktiv dhe i suksesshëm në shitjen e të gjithë llojeve të drogës, në vendin fqinj.
Gjykata e Veronës ka caktuar masën e sigurisë së burgut pa afat për trafikantin. Hetuesit e kësaj çështje tashmë janë të fokusuar tek bashkëpunëtorët dhe tek personat ku e siguronte lëndën narkotike Petushi. Policia ende nuk ka të qartë se nga cili vend ka hyrë në Itali lënda narkotike.
/portali DurresLajm/