Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pas 4 muajve që ishte shpallur në kërkim.

Besim Muha 40 vjeç, kërkohej nga autoritetet italiane pasi dyshohet se ka qenë një nga furnizuesit kryesorë me heroinë, të bosit të drogës në Verona Roberto Mengardo.

Ky i fundit u arrestua shtatorin e vitit të shkuar, si kreu i rrjetit të organizuar të drogës që vepronte në Verona, Bruxhine, Pioveze.