Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Modena. Shqiptari i arrestuar është 25-vjeçari me inicialet K.M.

Atij i janë gjetur 1.5 kilogramë heroinë, 200 gram marijuanë dhe 7 gram kokainë. Lëndën narkotike, shqiptari e kishte fshehur në vende të ndryshme të shtëpisë së tij.

Gjithçka nisi pasi një 56-vjeçar italian kishte vdekur nga overdoza, dy ditë më parë. Pas hetimeve, policia pikasi shqiptarin si personin që furnizonte me drogë shpërndarësit e zonës.