Një 19-vjeçar me origjine shqiptare ka përfunduar në pranga e policisë italiane, pasi akuzohet se i shiste marijuanë adoleshentëve, në Romë.

Mediat italiane raportojnë sot se kanë qenë vetë banorët ata që kanë denoncuar rastin në polici, pasi sipas tyre, i riu po i shkaktonte një dëm të madh adoleshentëve.

19-vjeçari A.Z., lindur dhe rritur në Itali, por me prindër shqiptarë, akuzohet se ishte bërë pikë referimi për të miturit që kërkonin drogë gjatë natës.

Ai takohej me të miturin në kopshtin "Katrot" të Romës. I riu u arrestua në flagrancë dhe nuk bëri rezistencë. Ai kishte me vete dy doza marijuane. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia njofton se nuk gjeti lëndë narkotike.