"Qeveria ra!! Tani mbetet vetem kryeministri,por durim, per fare pak do te iki edhe ai !!!"
Kështu i komenton kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ndryshimet e ndodhura sot në kabinetin qeveritar.
Kryeministri Edi Rama, largoi nga detyra ministrat që mbanin këtë post prej 5 vitesh ndërsa tha se në kabinet do të ketë 50 % gra.





