20 persona janë arrestuar në Tiranë mbrëmjen e sotme si pasojë e mashtrimit me TVSH-në.
Drejtoria e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Hetimin Tatimor ka arrestuar deri tani 20 shtetas të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese me TVSH-në.
Shumica e te arrestuarve janë biznesmenë dhe akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore. Mësohet se aksioni vijon edhe në këto momente.





