Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, mësohet se ditën e sotme ka shkarkuar nga puna kreun e SHKB-së së Burgjeve, Ramazan Topuzi.
Sipas ministrit, motivi i shkarkimit është se emërimi i tij në detyrë është bërë në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu, mësohet se janë shkarkuar edhe drejtorët e hipotekave në Fier dhe Devoll. Nga sa bëhet e ditur, shkarkimi i tyre është bërë me motivacionin ‘Shkelje në kryerje të detyrave’.





