Vrasjet e bujshme të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Lushnjes kanë sjellë zëvendësimin e tre shefave të policisë së komisariatit. Me urdhër të drejtorit të policisë, Ardi Veliu, janë emëruar 3 shefa të rinj, ai i Komisariatit, i Rendit dhe Krimeve.
Këtë të mërkurë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, janë shkarkuar shefi i Komisariatit, shefi i Krimeve dhe i Rendit.
Në vend të drejtuesit të komisariatit Elton Pepa është emëruar Adrian Metani. Për të forcuar strukturën e këtij komisariati, vendin e Kastriot Stafastanit si shef Krimesh e zë Klodian Jashari, ndërsa Ervin Myzeqari si shef Rendi zëvendësohet nga Altin Çela.
Ndryshimet vijnë pas ngjarjeve të shumta mafioze në këtë qytet duke rikthyer frikën e ngjarjeve të vitit 1997.





