Boksieri britanik Tyson Fury ka dhurar spektakël sot gjatë konferencës për shtyp që ai dhe kampioni i botë në fuqi në peshën e rëndë Deontay Wilder kanë zhvilluar në Londër. Dy boksierët do të përballen për titullin kampion më 1 dhjetor në Los Anxhelos, por sot dy sportistët kanë nisur një tur 3-ditor konferencash për të promovuar këtë event (nesër do të jenë në Nju Jork e më pas në Los Anxhelos).

Në një moment të konferencës, Fury është çuar nga tavolina e tij dhe ka ftuar Wilder për të bërë një duel në studio, duke i thënë se dëshiron të shohë fuqinë e tij. Mes fyerjeve, debateve dhe akuzave, Wilder ka shtyrë boksierin britanik, duke bërë që situata të tensionohet dhe në skenë të vijnë edhe persona të tjerë që ndajnë dy boksierët ende të pamposhtur në ring.

Fury nuk lëshoi asnjë grusht karshi Wilder, por ky i fundit e shty rivalin britanik. “Edhe gruaja ime shtyn më fort se ty”, i tha Fury boksierit amerika, ndërkohë që debati në këmbë i dy boksierëve ka zgjatur për 2 minuta. Kjo skenë lë të mendosh se situata do të vijojë e tillë edhe gjatë këtyre dy muajve dhe kjo sfidë do të jetë padyshim spektakolare.