Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar minutazhin kohor për secilën nga partitë kryesore në televizionin publik për pasqyrimin e fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit për Partinë Socialiste është përcaktuar 30 minuta dhe për partinë e Lirisë  25 minuta, e cila ndiqet nga PSD, PR, PDIU, PAA, LZHK, PLL dhe PBDNJ.

Njoftimi i plotë:

V E N D O S: 1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 50 (pesëdhjetë) minutash në televizionin publik dhe 30 (tridhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore si më poshtë: a) Partia Socialiste e Shqipërisë b) Partia Demokratike

2. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 25 (njëzetë e pesë) minutash në televizionin publik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partisë parlamentare si më poshtë: a) Partia e Lirisë b) Partia Socialdemokrate c) Partia Republikane Shqiptare ç) Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet” d) Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dh) Partia “Aleanca Progresiste L.ZH.K” e) Partia Lëvizja e Legalitetit ë) Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut

3. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 (dhjetë) minutash në televizionin publik dhe 10 (dhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive joparlamentare, sipas lidhjes 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 5 (pesë) minutash në televizionin publik dhe 5 (pesë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtar të këshillit bashkiak të propozuar nga zgjedhësit.