Ndryshime në disa prej drejtorive të Bashkisë. Raportohet se këto ndryshime bëhen me qëllim që ish- drejtorët të angazhohen në fushatën zgjedhore.
Kështu, drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, do t’ia lërë vendin Elton Kacidhes qe ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ne vendin e Kacidhes është emëruar Erind Bejko, i cili ia ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ish drejtori i UKT-së, Redi Molla, do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit.
Drejtoria e Përgjithshme e Urbanistikës, do të drejtohet nga Frida Pashako. Ilda Qazimllari është emëruar në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish-drejtorin Rigels Balla. Në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, Adi Boletini është zëvendësuar nga Arjan Manahasa.
Në Drejtorinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore do të jetë Dhimitraq Furrxhi, që zëvendëson Besim Petrelën. Për drejtimin e qendrës TEN, është emëruar Vitmar Basha. Në krye të shtëpisë muze “Studio Kadare” ka kaluar Brisi Trajko.
Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – në vend të tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – në vend të tij Fiona Hasani.
Esmeralda Byberi – emërohet në Drejtorinë e Zonës së Lire Ekonomike, Investimeve të Huaja dhe Diasporës.
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, në vend të tij është emëruar Marilda Zizolli.
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve, në vend të tij Emilda Prifti.
Klodiana Bici – emërohet në drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi.
Faola Hodaj – emërohet në drejtorinë e Inovacionit.





