Fenomeni i shfaqjes së telenovelave në trojet shqiptare, por edhe më tej, është bërë shumë i pranishëm viteve të fundit nëpër televizione të ndryshme.
Telenovela të llojit turk, indian, spanjoll etj, shfaqen pothuajse në oraret kryesore të ditës, kur njerëzit janë më të lirë për të përcjellur televizionin.
Është shumë shqetësues fakti që ‘’viktima’’ të këtyre televizioneve në rastet më të shpeshta janë fëmijët, të cilëve iu imponohet të përcjellin seriale të tilla, për arsye të ndryshme.
Kjo duke u nisur prej faktit që familjarët stacionojnë një kanal të caktuar televizioni dhe me apo pavetëdije edhe të vegjëlve të një shtëpie iu imponohet të shikojnë .
E keqja më e madhe e telenovelave që shfaqen, është përmbajtja aspak e përshtatshme për moshat e reja, por as edhe për të rriturit, pasi që në këtë mënyrë mund të ‘’kopjojnë’’ skenat e tyre, të cilat në realitet janë fiksion.
E shqetësuar lidhur me këtë fakt është shprehur edhe aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea.
Ajo shkruan se këto telenovela duhet të censurohen, madje ajo thotë se do të formojë një shoqatë për të bërë fushatë kundër transmetimit të tyre.
Ja çfarë shkruan aktorja Ema Andrea:
‘’Meqë ka dalë moda e censurës! Unë mendoj të censurojmë telenovelat turke e indiane e çdo telenovelë që dëmton shëndetin mendor të fëmijëve që rrijnë me gjyshërit(pasi këto telenovela trasmetohen pa orare të kontrolluara dhe pa titra shpjegimi) . Dëmtojne gjithashtu edhe figurën e femrës! Besoj shumë nene në Legjislacion lejojnë censuren për sa më lart!Unë jam gjallë dhe nuk lejoj që ideologjia maskiliste e këtyre veprave të dobëta artistike të më lëndojë apo të drejtojë edukimin e brezit të ri kundrejt femrës! Madje do bëj një shoqate e do marr ca fonde për këtë fushatë! E deklaroj të hapur!’’/Parrotlla.net/