4 qershor 2014 – Në zonën e Fushë Krujës kanë mbetur pa energji elektrike rreth 400 banorë pasi është vjedhur një transformator prej 6000 volt, në vendin e quajtur Ura e Gjolës. Mësohet se grabitësit kanë hyrë në kabinë duke çmontuar dhe shkatërruar transformatorin. Këtij të fundit i janë shkëputur pjesët prej bakri dhe metale të tjera për skrap. Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që kryhen akte të tilla, ndërkohë që deri më sot askush nuk është ndaluar nga policia. “CEZ shpërndarje” në Krujë lajmëron se ky është rasti i katërt i vjedhjeve të kabinave elektrike në këtë zonë.
Fushe Kruje: Grabitet transformatori, 400 banorë pa energji
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Belind Këlliçi ndez flakadanë në Kuvend
Deputetët e PD zënë karriget e ministrave, rrethohen nga Garda!
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Endri Shabani mbërrin në Kuvend, pritet të kryej betimin e tij si Avokat i Popullit





