DURRËS, 8 nëntor 2014– E shtunë terse, 4 persona të cilët udhëtonin me minibus kanë mbetur të plagosur si pasojë e një fatkeqësie rrugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të së shtunës, më 8 nëntor 2014, në boshtin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të Urës së Gjolës.
Minibusi me 7 udhëtarë, me targa TR 5775 L, teksa po dilte nga një rrugë dytësore, u përplas me një kamion (triler) me targa AA 632 JV dhe ka dalë jashtë rrugës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 udhëtarë në minibus, të cilët u dërguan në spitalin e Tiranës, por njëri është në rrezik për jetën.
Mësohet se minibusi ka ndaluar të marrë udhëtarë te tjerë kur është goditur nga pas nga kamioni.
Policia ndaloi dy drejtuesit e mjeteve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





