Dy persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor tek mbikalimi në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave policore automjeti Karrotrec Man me targa KU 9389 AC, me drejtues shtetasin R.A nga Kumanova është përplasur me mjetin tip Benz me targa TR 4344 S, me drejtues shtetasin Gj.G 56 vjeç, banues në Tiranë.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe gruaja e tij shtetasja D.G 47 vjeçe, të cilët janë nisur për në spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit i karrotrecit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për sqarimin e ngjarjes.

Efektivat e policisë dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.