11 mars 2015 – Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari dhe palgosjen e një 25-vjeçari ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Arrameras.

Viktima ishte një shtetas rreth të 60-ave, emri i të cilit ende bëhet i ditur, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Ardian Lusha, 25-vjeç nga Tirana, i cili u transportua në Spitalin Ushtarak. Lusha mësohet se ishte drejtuesi i mjetit tip “Citroen” me targa ‘AA082KV’, i cili doli nga rruga.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të automjetit, por nuk përjashtohet pista edhe për një parakalim të gabuar.

Ndërkohë, efektivët e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/