FUSHË-KRUJË, 19 prill 201– Një aksident me pasojë vdekjen e një 67-vjecari ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugore Fushë Krujë-Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se Riza Shkrana 67-vjeç është përplasur nga një autoveturë.
Makina pasi ka goditur 67-vjeçarin, është larguar nga vendngjarja me shpejtësi. Policia ka identifikuar autorin, po punon për kapjen e tij.





