DURRËS, 23 dhjetor 2014 – Zona problematike e tritolit e Fushë-Krujës është vënë në “darën” e policisë së shtetit, që ka organizuar një operacion në shkallë të gjerë pasditen e 23 dhjetorit 2014. Njoftimet e para bëjnë fjalë për zbulimin dhe sekuestrimin e 20 arkave me dinamit (2 000 kallëpe); 100 metrave fitil zjarrpërcjellës, 5 960 kapsollave detonatore për shpërthim në largësi me komandë, 1 800 kapsollave të zakonshme detonatore. Gjatë kontrollit në banesat e 4 të arrestuarve janë gjetur edhe 3 kallashnikovë.
Janë arrestuar 4 persona nga familja Mesi: Sadik, Lulzim, Shkurte dhe Nezir, si dhe Marjan Karaj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





