DURRËS, 26 nëntor 2013 – Grabitje e bujshme në mes të ditës në qendër të Fushë-Krujës, ku si në filma uestern, tre maska grabisin argjendarinë dhe ia mbathin me një audit të vjedhur, që e djegin në Ishëm. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më datë 25 nëntor 2013, ora 13.45, në tregun e qytetit të Fushë Krujës, tre persona te paidentifikuar e me maska, nën kërcënimin e armëve, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari si dhe shumën prej rreth 500.000 lekë në dyqanin argjendari në pronësi të shtetases P. B.. Pasi kanë kryer vjedhjen, autorët janë larguar me një “Audi A4”, ngjyrë e zezë me targa AA 020 AZ dhe në ndjekje të tyre janë vendosur shërbimet e policisë. Automjeti u gjet i djegur ne fshatin Lalëz të komunës së Ishmit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes; identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/