DURRËS, 8 nëntor 2014 –  Deri sa të dalë në gjyq për akuzën e vrasjes së katërfishtë, periudhën e paraburgimit Kostandin Xhuvani do ta bëjë në një nga burgjet (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) më të reja dhe më të sigurta, në atë të Fushë-Krujës.

I dyshuari si autor i 4 vrasjeve, Kostandin Xhuvani dhe bashkëpunëtori i tij  Erald Sida janë transportuar të premten, më 7 nëntor 2014, në mbrëmje, drejt burgut të sigurisë së lartë të Fushë Krujës.

Forca speciale të policisë kanë shoqëruar furgonin, që i transportoi nga kryeqyteti për në Fushë-Krujë.

Gjykata e Tiranës ka caktuar të premten, më 7 nëntor 2014, masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhuvanin.

Info

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, që ka filluar funksionimin më datë 16 prill 2008, ndodhet në dalje të qytetit të Fushë-Krujës, në zonën e quajtur Arrameras, në ish-brigadën e këmbësorisë 1085 (shih poshtë foton satelitore).

Ka një sipërfaqe 3 ha dhe është i ndarë në dy godina, një i sigurisë së lartë dhe tjetra siguri e zakonshme me një seksion paraburgimi, ku ndodhen rreth 150 të paraburgosur, nga të cilët 16 akuzohen për vrasje.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/