Deri në orën 14:15 të 7 nëntorit 2014 blutë në Durrës nuk dhanë asnjë njoftim për shpërthimin e ndodhur 9 orë më parë, merren vetëm me suksese ndaj vjedhësve të dritave
DURRËS, 7 nëntor 2014 –  Një shpërthim i fortë që pa dalë drita e mëngjesit e 7 nëntorit 2014 ka zgjuar nga gjumi, jo vetëm banorët e një pallati, por të gjithë qytetin e Fushë-Krujës.
Ndërsa drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë nxiton të hartojë një komunikatë suksesesh në arrestimin e tre vjedhësve në ish-Kënetë të qytetit bregdetar, edhe në njoftimet e orës 13:16 (ndonëse “Dyrrah”-u iu drejtua me pyetje  via e-mail) nuk flitet për shpërthimin e lëndës plasëse në Fushë-Krujë.
“Dyrrah”-u ka mësuar nga burime të tjera se rreth orës 4:30 të mëngjesit është vendosur  një “llokum” 100 gram tritoli te qepeni i një butiku të ri veshjesh, që dot përurohej së shpejti, në pronësi të biznesmenit Veli Zogu, në qendër të Fushë-Krujës, në lagjen “Punëtori”.
Përveç dëmeve materiale dhe panikut që përfshiu qytetin, nuk ka pasur viktima apo lëndime njerëzish.
Bie në sy fakti që dyqani ndodhet ngjitur me zyrat e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) dhe vetëm 200 metra larg komisariatit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/