Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka nisur hetimet për pesë punonjës të Policisë së Burgjeve në Korçë, si dhe për një të dënuar.

Ndërkohë mësohet se hetimet vazhdojnë edhe për punonjës të tjerë të policisë së burgut, të cilët dyshohet se janë të përfshirë.

Po ashtu në bashkëpunim me policet vepronte edhe një i dënuar.  Ndërkohe shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve referoi rastin pasi kreu veprimet e para procedurale për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimet”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi:

Referimi u dorëzua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë në kuadër të hetimit të vitit 2022 pas kryerjes së veprimeve procedurale për shtetasit:

1-“V.R.”, i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

2-“O.P.”, punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal; 3-“A.XH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal;

4-“O.T.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;

5-“A.SH.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal;

6-“A.M.”, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin fusnin në IEVP sende të ndaluara në këmbim të vlerave monetare.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë.