2 mars 2015 –  Gjatë javës zhdukja e fustanit me vlerë 150 mijë dollarë i aktores Lupita Nyang’o zuri faqet e para të mediave rozë. U përfol se fustani me 6000 perla natyrale të bardha është zhdukur në momentin kur Nyong'o nuk ndodhej në dhomën e hotelit. Megjithatë, hajdutët janë penduar dhe e kanë kthyer fustanin…në tualetin e dhomës ku e vodhën. 

Siç raporton TMZ një, policia ka marrë një telefonatë ku informohej mbi vendndodhjen e fustanit. Qarkullon një version i ngjarjes që thotë se grabitësit kanë çuar një perlë për ta verifikuar te një specialist i cili u ka thënë se janë false. Pas kësaj ata kanë marrë vendimin për ta kthyer fustanin tek e zonja, e cila u shfaq me të mbrëmjen e së dielës në ndarjen e çmimeve OSCAR dhe u kurorëzua si “mbretëresha e elegancës”.