7 shkurt 2015 – Fustani rrjetë që bëri shumë bujë i Bleona Qeretit ka dalë në ankand e për këtë është një tjetër trofe për këngëtaren. Mbajtja e këtij fustani pati një jehonë të madhe në Shqipëri, ku zërat pozitivë dhe negativë ishin të gërshetuara me njëri-tjetrin.
Për këtë pati edhe një reagim nga vetë ajo, e cila nuk kursente edhe kritikat ndaj të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale të cilën e shanin.
Edhe këtë vit ajo ka qenë e pranishme në MusiCares 2015. Qereti nuk heziton të shpreh lumturinë e saj në rrjetet sociale për këtë fakt.





