Miqësorja mes West Bromwich Albion dhe Mallorca, e cila përfundoi 0-1 për spanjollët, pati një pjesë negative për shkak të përleshjes mes Molumby dhe Same Costa.
Portugezi e goditi me grusht në fytyrë dhe më pas e goditi edhe irlandezi.
Dy lojtarët janë përplasur pas një faulli të kryer nga Sergi Darder dhe portugezi e ka goditur me grusht në fytyrë irlandezin, i cili është kundërpërgjigjur me forcë.
Kjo çoi në përfundimin e pjesës së parë vetëm pak çaste para fundit të saj.
Përleshja bëri që anëtarët e të dyja pankinave të nxitonin në fushë për të qetësuar gjakrat dhe për të ndarë dy lojtarët, të cilët shkuan direkt në dhomën e zhveshjes pas momentit të dhunshëm gjatë ndeshjes parasezonale të zhvilluar të shtunën.
Ndeshja rifilloi pas pushimit me të dy lojtarët të ndërruar, pas një bisede mes trajnerëve dhe arbitrit në mënyrë që të dyja skuadrat të vijojnë me 11 lojtarë në fushë.