Teuta ka lëshuar një lumë golash ndaj Lushnjës në javën e parë të kampionatit të futbollit të vajzave, që ka ngritur siparin këtë të shtunë. Dhjetë gola shënuar në portën verdhejeshile nga durrsaket e Revion Mekshit, të cilat kanë bërë një skuadër ndryshe këtë sezon. Me shumë pretendime janë afruar lojtare si Spaho, Kotarja, Maxhalaku, Metalla, Simoni, Vishkulli, apo Goro, të cilat kanë eksperiencë në kampionatin shqiptar.
E jo vetëm, por dhe të huajat Xhovana Oliveira, Izabela De Souza, Natali apo Tamirez Torres. Serinë e golave e ka hapur Vishkulli në të 15’. Pas katër minutash ka thelluar Loci, e cila ka qenë në garë me Goron se kush do ta shtynte topin e para në rrjetës. Në harkun kohor të nëntë minutave Izabela De Souza shënon dy herë. Xhovana Da Silva në të 35’ e gjen të papërgatitur Dashanën në atë parabolë, që ka ardhur nga krahu i djathtë i sulmit durrsak.
Dhe serinë golave për vajzat durrsake në pjesën e parë e ka mbyllur Vishkulli. Në pjesën e dytë do të shënonte jo vetëm Goro dy herë, por dhe të ardhurat nga stoli Hysa dhe Natali dhe përfundimisht 10-0.





