Të shtunën e 3 shtatorit 2012, nisi kampionati i futbollit amator për fëmijë për zonën e Durrësit. Marrin pjesë 54 ekipe dhe 1000 futbollistë. Konkurenca përfshin moshat nga 10 deri në 19 vjeç.
Krahasuar me sezonin e kaluar janë 8 ekipe dhe 127 futbollistë më shumë. Ky kampionat quhet ndryshe edhe futbolli i bazës, prej të cilit dalin shumë talente.
Përgjegjësi i sektorit të futbollit të zonës, Dritan Babamusta, përshëndeti pjesëmarrësit dhe i uroi konkurencë të ndershme, në dobi të rritjes së vlerave të futbollit. Gjithashtu u folën futbollistëve të rinj edhe specialistët e njohur të futbollit Vladimir Ajazi, Ilir Biturku dhe Kristaq Toçi.
Në disa nga rezultatet e ditës së parë vihet re uria për gola që kanë pasur ekipet e të rinjve, pasi të gjitha ndeshjet kanë përfunduar me më shumë se 4 gola të shënuar në portat respektive.