Vllaznia e Armando Cungut pësoi humbjen e parë për 2016 në fushën e Teutës. Kuqeblutë edhe pse zhvilluan volum të madh loje u dorëzuan 1-0 në një stadium ku në fazën e parë kishin pësuar dy gola. Një sukses i merituar ky i Teutës që vjen si autokritike për disfatën me Flamurtarin në Vlorë një javë më parë. Sfida e “Niko Dovanës” nis mejëherë me një ritëm të lartë të diktuar nga skudra vendase. Pa u mbushur tri minuta loja Jonathan ve ne provë portierin Dragojeciv që pret në dy kohë. Portieri malazez shfaqet në lartësinë e duhur edhe pas goditjes me kokë të Ditës dy minuta më pas. Këmbëngluja e Teutës u shpërblye me gol në të 11, kur një krosimi i Lenës nga e majta shfrytëzohet në maksumin nga Jonathan, që e gjen një mënyrë për ta dërguar topin pas shpinës së Dragojevic. Në fakt më shumë është një autogol i Markut, të cilit iu përplas topi në këmbë për të përfunduar më pas në rrjetë. Vllaznia arrin të reagojë vetëm pas minutës së 20-të. Fillimisht Cinari gjeti mundësinë për të goditur brenda zonës, por nujk surprizohet Mocka. Një minutë më pas i vjen rasti Kalajës për të shënjestruar portën, por devijimi i Mockës me majën e gishtave mjaftoi për ta drejtuar topin në fundore. Pak caste më pas një dalje e gabuar e Mockës korrigjohet mbi vijën fatale nga Musta, që largon rrezikon me kokë. Ritmi i lartë ruhet edhe në pjesën e dytë, me Vllazninë që kërkon me cdo kusht golin e barazimit, por edhe Teuta nuk mbetet pas për shënuar golin e nokautit. Në të 63-ën Bardulla gjen mundësinë për të krosuar nga e majta për Dibrën i cili kontrollon bukur topin dhe godet me të majtën, por topi vetëm qeth shtyllën e portës durrsake. Në të 67 tentativa e Mustës me kokë përfundoi në fundore, ndërsa 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt goditija e Kalajës nga 20 metra nuk gjeti portën e Mockës.As minutat shtesë nuk i mjaftuan Vllaznisë për të shmangur humbjen, pasi Djemtë e Detit e ruajtën me fanatizëm avantazhin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Beqiri.
Futboll, Teuta i shkaton humbjen e parë Vllaznisë për këtë vit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë
Trump-Erdogan bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan dy liderët
Çfarë po ndodh në Fier? ‘Shqiponjat’ nxjerrin me forcë një person nga makina
“E keni në terezi, hani petulla me mjaltë dhe Nutella”/ Korreshi ngre tonet në Kuvend: Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur





