Një lajm i hidhur ka tronditur mëngjesim e sotëm futbollin britanik.

Dermot Drumi, ish-trajneri i Çelsit dhe Krauli Taunështë ndarë papritur nga jetë pas një sëmundje të rëndë.

56-vjeçari ka punuar si shef i akademisë  te skuadra londineze si dhe ka qënë trajner i ekipit të dytë të Çelsit. Drumi, pas largimit nga Çelsi mori drejtimin e skuadrës Krauli Taun në Ligën e Dytë.

"Të gjithë jemi të shokuar nga largimi i papritur i trajnerit tonë. Jemi pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira. Drumi ishte një person i veçantë që na bënte gjithmonë të qeshnim", shkruhet në njoftimin e klubit të Kraulit në Twitter.