Një mbrëmje e trishtë për të gjithë kampionatin italian ka qenë ajo e mbrëmshmja, teksa është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare presidenti i Sasuolos, Xhoxhio Skuinzi.

Skuinzi ishte nën drejtimin e Sasuolos prej vitit 2002, ndërsa ndihmoi klubin të ngjitej për herë të parë në elitën e futbollit italian si dhe të merrte pjesë sërish për herë të parë në histori në kompeticionet europiane.

Skuinzi ishte shumë aktiv në botën e sportit teksa në të kaluarën, përveç klubit të Sasuolos, kishte themeluar edhe një skuadër çiklizmi.

Në fund edhe pse për një kohë të gjatë kishte luftuar kundër një sëmundje të rëndë, Skuinzi nuk ia doli të fitonte betejën.