Bota e futbollit mban zi për legjendën Gigi Riva, i cili u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Ai ishte i shtruar që prej ditës së djeshme në departamentin e Kardiologjisë të spitalit Brotzu në Cagliari.
Gjendja e tij duket se është përkeqësuar orët e fundit dhe më pas ndërroi jetë.
Presidenti i Nderit të Cagliarit, ishte nderuar së fundmi nga Bashkia e Cagliarit, e cila kishte vendosur të emëronte stadiumin e klubit “rossoblu” me të cilin ishte lidhur gjatë gjithë karrierës së tij, duke fituar edhe skudetin historik të sezonit 1969/70.
I lindur në Leggiuno, një qytet i vogël në liqenin Maggiore, në provincën e Varese, Riva e lidhi karrierën e tij si futbollist dhe jetën e tij me Cagliari dhe Sardenjën.
Idhulli i padiskutueshëm dhe simboli i një populli krenar, të cilit i dha kampionatin e parë dhe të vetëm të fituar nga skuadra rossoblù në vitin 1970.
Riva është ende golashënuesi më i mirë në historinë e Cagliarit me 164 gola. Me kombëtaren italiane ishte kampion i Evropës në vitin 1968 në Romë dhe nënkampion bote në vitin 1970 në Meksikë.
Me 35 gola në 42 paraqitje ai mban rekordin e shënimit me fanellën blu. Ai u rendit i 74-ti në renditjen e futbollistëve më të mirë të shekullit të 20-të të hartuar nga revista World Soccer.
Në vitin 2011 ai u përfshi në “Hall of Fame” të futbollit italian në mesin e ‘veteranëve’.
Pasi kishte braktisur futbollin, Riva vazhdoi të jetonte në Cagliari, duke hapur një shkollë futbolli që mban emrin e tij. Në mesin e viteve ’80 ishte president i Cagliarit për një periudhë të shkurtër, më pas nga viti 1990 ishte menaxher dhe në fund menaxher i ekipit kombëtar deri në vitin 2013. Që nga viti 2019 ai është bërë president nderi i Cagliarit.





