ROME– Aktorja e filmave pornografikë Lea di Leo, me mesazhet e saj në Twitter, ka tronditur shumë yje të futbollit. Lea pretendon se ka fjetur me një numër të madh lojtarësh të Serie A si Christian Vieri, Luca Toni, Massimo Ambrosini, Vincenzo Iaquinta, Simone Inzaghi, Marco Boriello dhe shumë të tjerë. Të gjithë emrat e këtyre lojtarëve do të shfaqen në autobiografinë e saj.
Sipas pohimeve, botuesi ka dashur t’u bëjë shantazh futbollistëve. Ndoshta disa prej tyre edhe janë shantazhuar dhe kështu emrat e tyre nuk do të paraqiten në libër.
Aktorja pornografike pohon që futbollistët ishin klientët e saj më të mirë. Ka pasur shumë dhe thotë se ata ishin më të qëndrueshëm për shkak të formës së tyre të mirë. Italianët duket se nuk munden pa skandale dhe shumëkush në Itali thotë se aktorja nuk ka zbuluar asgjë të re, por emrat që do nxjerrë, do t’u sjellin telashe bashkëshorteve dhe familjeve të yjeve të futbollit italian.