Një festë pas 30-viteve duket se është legjitime edhe në rast se thyhen disa nga rregullat e koronavirusit. Këtë e kanë bërë tifozët e Liverpul, të cilët në mbrëmjen e djeshme falë fitores së Çelsit ndaj Mançester Sitit, panë se si ekipi i tyre i zemrës u shpall zyrtarisht kampion i Anglisë për herë të 19 në histori.

Në këtë formë, ata u mblodhën te stadium “Anfield” dhe nisën festën me flakadanë e këngë duke harruar “hallet” e koronavirusit dhe distancimin social.Kështu, edhe njëherë tjetër, emocionet e futbollit treguan se mposhtin koronavirusin, pasi kujtojmë se edhe para pak ditëve në Itali, tifozët e Napolit nuk donin t’ia dinin për virusin teksa festonin trofeun e Kupës së Italisë të fituar përballë Juventusit.