Arabët kanë një plan: të bëhen superfuqia e re e futbollit botëror. Për ta zbatuar, kanë vendosur të bëjnë një sërë investimesh jashtë çdo parametri evropian.Paratë sigurohen nga Fondi i Investimeve Publike, një fond sovran qeveritar i cili deri në vitin 2025 do të ketë një portofol 900-miliardësh.Në këtë sesion të tregut të transferimeve, dy të mëdhatë nga Riadi, Al-Hilal dhe Al-Nassr, dy “mbretëreshat” e Jeddah, Al-Ahli dhe Al-Ittihad dhe 14 ekipet e tjera të ligës kanë shpenzuar tashmë në total 1 miliard (blerje dhe paga).Politika është të binden lojtarët më të mirë në planet që të transferohen në Arabinë Saudite, mundësisht afër skadimit të kontratave të tyre, në mënyrë që t’u ofrojë atyre oferta të pamundura për t’u refuzuar.

Duke analizuar aksionet e tregut të transfertave, shihet se, në fakt, blerja më e shtrenjtë në historinë e Ligës është ajo e Malcom nga Zeniti (Al-Hilal), e ndjekur nga Ruben Neves (përsëri tek Al-Hilal) i paguar 55 milionë, Fabinho (46, 7 milionë, Al-Ittihad) dhe Milinkovic (40 milionë, Al-Hilal).Nuk ka pasur shpenzime të tjera mbi 40 milionë euro. Ronaldo iu bashkua Al-Nassr si lojtar i lirë, ashtu si Kante dhe Benzema Al-Ittihadit, ndërsa Al-Ahli e bindi City-n ta shishte Mahrezin për 35 milionë euro.

Kështu arrijmë te pagat, po me shifra marramendëse. Renditja e top-20 e sheh Benzemanë në krye me 100 milionë në vit, i ndjekur nga Ronaldo me 70 (fenomeni portugez fiton mbi 250 milionë mes pagave dhe marrëveshjeve tregtare), Kante me 50, Mané 40, Henderson dhe Fabinho 42, Mahrez 30, Koulibaly dhe Brozovic 25, Milinkovic-Savic dhe Firmino 20, Malcom 18, Fofana 15, Ruben Neves dhe Mendy 14, Jota dhe Saint Maximin 12 dhe Telles 8,2. Totali kalon në 1 miliard.