Është ndarë nga jeta një nga legjendat e futbollit shqiptar, Niko Bespalla. Vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe i gjithe komuniteti i futbollit përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjen “Bespalla”, të afërmve të tyre, miqve dhe shokëve.

Kjo ndarje e parakohshme e Nikos është një tjetër humbje e madhe për të gjithë brezat dhe futbollin shqiptar. Ky futbollist do të mbahet mend për kontributin e tij në vitet ’60 me skuadra si Teuta, Partizani dhe Dinamo, por edhe me përfaqësime me fanellën e Shqipërisë. Në karrierën e tij 20-vjeçare, Niko Bespalla ka luajtur më shumë se 400 ndeshje në kampionate, kupa, por edhe në sfida ndërkombëtare.

Lamtumirë Niko! Kujtimi yt do të mbetet i paharrueshëm!