19 shkurt 2015 – Një top futbolli mund t’i japë fund dhe luftërave, ka ndodhur kështu në 1914 kur ushtarët britanikë dhe ata gjermanë lanë llogoret në prag të krishtlindjeve për të luajtur lojën magjike mes tyre dhe ndodh kështu dhe në Ukrainën e ditëve të sotme, e përfshirë nga konflikti mes qeverisë vendase dhe separatistëve rusë. Ushtarët ukrainas në front përfituan nga armëpushimi për t’u argëtuar me një lojë futbolli.
Për disa orë lanë mënjanë armët dhe zgjodhën topin. Dikur Jorge Luis Borges, shkrimtari më i famshëm argjentinas shkruante, sa herë që dikush shkelmon një top të rrumbullaktë, nis një histori e re futbolli. Dhe në paqe apo luftë, qëllimi i kësaj loje mbetet i njëjtë, të argëtojë njerëzit dhe turmat dhe pse jo t’i japë fund dhe luftërave.





