Donald Trump ishte i ftuari “VIP” i FIFA-s për finalen e Botërorit të Klubeve. Presidenti i SHBA-së u bë pjesë e ceremonisë së medaljeve, ndërsa bashkë me Xhani Infantinon dorëzuan trofeun e lavdishëm. Episodi në fund ka bërë xhiron e rrjetit.
Të gjithë prisnin largimin e tij nga podiumi, ndërsa Infantino e ftoi po ashtu të largohej. Trump nuk ishte i këtij mendimi. Për këtë, pavarësisht habisë së lojtarëve të Çelsit, nuk u largua. Trump dukej si lojtar që po festonte aty. Çelsi u bë pjesë e historisë, pasi mposhti PSG-në me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.





