Një futbollist në Peru është arrestuar gjatë ndeshjes, pasi ka hyrë në fushë me identitet të rremë. Episodi i rrallë në vendin amerikano-jugor ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të Kupës Peru. Policia ka ndërprerë takimin mes Sport Huanta dhe Union Kimbiri për të verifikuar identitetin e futbollistit Cesar Augusto Vazkuez Montalvo.

Hetuesit kishin zbuluar se lojtari nuk ishte ai që pretendonte, por Jose Anthony Larrain Contrerars. Një falsifikim identiteti, që për më tepër zgjaste prej dy vitesh, gjatë të cilëve lojtari kishte luajtur edhe me skuadra të tjera. Lojtari u largua nga fusha në pranga, edhe pse fillimisht i kundërshtoi oficerët e policisë duke pretenduar se gjithçka ishte një gabim.

Pas arrestimit të kolegut të tyre, lojtarët e Union Kimbiri, që gjithsesi po humbisnin 2-0, braktisën ndeshjen duke i dhuruar automatikisht kualifikimin skuadrës tjetër.

Por pamjet e arrestimit të lojtarit me dy emra kanë bërë xhiron e botës, duke bërë të famshëm një kompeticion, që pavarësisht emrit Kupa Peru, nuk është turneu kombëtar i kupës, por një kompeticion mes skuadrave të kategorive inferior që luftojnë për të arritur në kategorinë e parë.