Ish-mbrojtësi i djathtë brazilian i Real Madrid, Vinicius Tobias dhe ish-gruaja Ingrid Lima mirëpritën në botë vajzën Maite më 8 tetor.
Për nder të lindjes së saj, ish-futbollisti i Realit bëri tatuazh në krahun e tij “Maite, të dua”. Por influencuesja Ingrid zbuloi se ata ishin ndarë disa kohë përpara lindjes së vajzës.
Ajo konfirmoi me anë të një testi ADN-je që Tobias, nuk ishte babai biologjik i fëmijës.
Në postimin e Ingridit në rrjetet sociale thuhet:
“Erdha për të dhënë një deklaratë për diçka që po bezdisem dhe që për fat të keq, do të më duhej të dal publikisht për t’ju dhënë një shpjegim. Unë dhe Vinicius nuk jemi bashkë prej kohësh, gjatë asaj kohe unë kam qenë në një lidhje me dikë e po ashtu edhe ai. Ne të dy vazhduam jetën tonë, ndërkohë erdhi Maite. Ne vendosëm të bëjmë një test të ADN-së dhe Maite nuk është vajza e Viniciusit”.
Tobias nuk ka komentuar ende rezultatin e testit të ADN-së.