Teuta nuk ndalet në merkato. Pas afrimit të Oshafit dhe Krasniqit blutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mesfushorit braziljan Iran Gonçalves, i cili më parë ka luajtur në Kategorin e Parë me Besën.

24-vjeçari ka firmosur për një vit me skuadrën e Teutës, por me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ish-lojtari i Besës ka luajtur të gjitha ndeshjet në sezonin që lamë pas dhe ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 12 asiste.

Mesfushori  ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, braziliani është vënë nën urdhërat e trajnerit Edi Martini për t’u stërvitur bashkë me skuadrën.