Nga mundësia për të qenë një nga lojtarët e rinj të Man Cityt të Guardiolës te një skualifikim që mund të jetë veçanërisht i rëndë, minimumi deri në 10 vjet.

Ky është fati i keq i ish-mesfushorit brazilian të AC Milan, Lucas Paquetà, tani në Premier League te West Ham.

Federata Angleze e Futbollit e akuzon atë për shkelje të supozuara të rregullave të basteve.

Pas nëntë muaj hetimesh dhe tre paralajmërimeve të dhëna lojtarit, ka mbërritur komunikimi zyrtar.

Një komision i pavarur do të shqyrtojë çështjen që mund të çojë edhe në ndalimin e përjetshëm të brazilianit për të luajtur futboll.

Federata Angleze, në një deklaratë zyrtare, e akuzoi mesfushorin Paquetà se “kërkon drejtpërdrejt të ndikojë në ecurinë, sjelljen ose ndonjë aspekt ose ngjarje tjetër të këtyre ndeshjeve duke kërkuar qëllimisht të marrë një karton nga arbitri me qëllimin për të ndikuar në tregun e basteve në mënyrë që një ose më shumë persona të përfitojnë prej tij”.

Inline image

Ndërkohë vetë braziliani hodhi posht akuzat duke thënë: “Jam jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur që Federata Angleze ka vendosur të më akuzojë. Për nëntë muaj kam bashkëpunuar në çdo fazë të hetimit të tyre dhe kam dhënë të gjitha informacionet e mundshme. Unë i mohoj plotësisht akuzat dhe do të luftoj me çdo frymë për të dal i pastër. Për shkak të procesit në vazhdim, nuk do të jap komente të mëtejshme”, tha 26-vjeçari.