Një veprim i turpshëm ka ndodhur në Serbi, teksa futbollistët me ngjyrë vijojnë që të fyhen. Braziliani, Everton Luiz, i cili luan si me Partizanin e Beogradit, ditën e djeshme ka dalë nga fusha i përlotur pasi është ofenduar në mënyrë të vazhdueshme nga tifozët e Rad Beograd.

“Më kanë fyer me baza racore dhe fashiste gjatë 90 minutave lojë dhe e gjithë tifozeria kundërshtare ishte kundër meje. Dua ta harroj sa më shpejt këtë ngjarje të shëmtuar dhe uroj të mos përsëritet më as në stadium as jashtë tij”, -deklaroi Luiz në fund të ndeshjes.