Gjermani, 22 qershor 2014 – Miroslav Klose, njeriu qe arriti të shënonte në ndeshjen e djeshme kundër Ganës dhe që barazoi rekordin që mbahej nga fenomeni brazilian Ronaldo me 15 gola të shënuar në Kupat e Botës, është i martuar me një shqiptare.

Gruaja e Klose, i cili ka lindur në Poloni, quhet Silvia. Ata kanë dy fëmijë, njëri quhet Luan e tjetri Noah. Silvia ka nënshtetësi polake, por është me origjinë nga Kosova, më saktë nga Mitrovica.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/