Disa futbollistë të Gillingam FC (ekip që luan në Ligën e Dytë në Angli) kanë pësuar një aksident automobilistik.
Brenda automjetit kanë qenë mbrojtësi i djathtë Keje Aleksandër, mesfushorët Xhoni Uilliams, Timote Dieng, Xhorxh Lapslie dhe sulmuesi Makaulei Bone.
BMV-ja ka qenë me shpejtësi të madhe dhe më pas ka humbur kontrollin duke goditur një makinë të parkuar pranë një muri. Raportohet se futbollistët ishin rrugës për në ose nga stërvitja.





