21 nëntor 2014 – "Jam alergjik ndaj maceve, nuk mund të stërvitem". Me këtë motivacion Mikael Forssell, sulmues i Bochum, ka justifikuar mungesën në stërvitjen me klubin gjerman. Forssell ka postuar në profilin e tij në Twitter foton e maces, që qëndronte pranë makinës së tij, gjë që e pengoi të merrte pjesë edhe në stërvitje.
"Kam alergji ndaj maceve, po përkohet te gomat… kam pak frikë", komenton futbollisti në foto.





