Vera ka ardhur e bashkë me të po lulëzojnë edhe dashuritë e romancat e reja mes personazheve të njohura të ekranit. Folëm mjaft për Getin dhe Marinën. Tani radha është e një tjetër çifti, i cili jo vetëm që po shijojnë lidhjen e tyre, por edhe po e shfaqin atë hapur në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Armando Vajushin, i cili po tregohet i papërmbajtshëm. Jo vetëm që ecën shpejt me makinë, por edhe në jetën private ka avancuar mjaft. Në fotot e publikuara në Instagramin e tij shihet që ndodhet një bukuroshe shqiptare dhe një emër i njohur i ekranit.

Olta Sheta, motra e qendërmbrojtësit të Laçit Arjan Sheta, e cila ka qenë pjesë e programit “Big Brother” në “Top Channel”, është parë në krahët e lojtarit shkodran. Vajushi dhe vëllai i Oltës, Arjan Sheta, nuk kanë qenë asnjëherë në një skuadër, por sipas këtyre fotove ata mund të jenë më pranë.

Duket qartë në foto që mes palëve nuk ka diçka të ekzagjeruar, por që sipas fotove dhe komenteve që bëjnë familjarët në to, duket se gjithçka ka marrë formë zyrtare mes palëve, të cilët kanë vendosur të bëjnë publike gjithçka./NewsSport