Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Sokol Çikalleshi është bërë për herë të parë baba. Ka qenë vetë futbollisti 27-vjeçar që ka publikur lajmin fantastik duke treguar se është bërë prind i një vajze të pagëzuar me emrin Rajna.
“Zyrtarisht Baba ! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, ka shkruar në “Instagram” futbollisti.
Çikalleshi është lojtari i skuadrës turke të Osmanlisporit, ku u transferua gjatë verës ku ka shënuar një gol në katër paraqitje. Çikalleshi për kombëtaren shqiptare të futbollit ka 26 paraqitje duke realizuar vetëm dy gola.





