Mbrojtësi i Romës dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Kumbulla, i cili ka shkruar ndër të tjera “Përshëndetje të gjithëve! Në testin e fundit dola pozitiv me Covid-19, por fatmirësisht ndihem mirë dhe s’kam simptoma”.

Para tij kanë rezultuar pozitiv edhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës italiane si Lorenzo Pellegriani, Federico Fazio apo Edin Dzeko.

Koronavirus ka goditur fort në skuadrën e Romës, teksa nuk dihet se si do të jetë skema e vazhdimit të ndeshjeve.